udhetime-turistike.com

Switch to desktop
Filtro produktet
Perdor opsionin e me poshtem per te filtruar produktet
Rate this item
(1 Vote)

Dubrovnik 3-5 Janar
Udhetim me autobuz ne Kroaci

2 nete - 3 dite

Cmimi 89 Eur  Person /mengjes+darke

Vizite e qytetit te vjeter dhe shoping ne Dubrovnik

Dubrovnik: Hotel  3*

Nisja do te behet: Mbrapa Muzeut Kombetar, te Estrada, ora: 06.45

Dita 1:

Nisja me autobuz nga Tirana ne drejtim te Pikes kufitare te Muriqan ne oren 07.00. Mbas kalimit te kufirit Shqiptare-Malazes vazhdo rruga ne drejtim te Budves ku do te behet nje pushim prej 45 deri 60 min. Me tej rruga vazhdon ne drejtim te Kroacise. Mberitja ne Dubrovnik rreth ores 16.00.
Darka ne Hotel. 

Dita 2:
Pas mengjesit nisje per te vizituar  qytetin e vjeter te Dubrovnikut, ndryshe i quajtur venecia ne miniature, Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut.Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per europen.Qyteti eshte pjese e pasurive historike te UNESCOS).

Turi perfshin: Vizite panoramike, Manastiri Francescian & Domenician ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit), Katedralja e qytetit ( Katedralja e Shen Blazed shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj). Shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese). Shetitje ne rruget karakteristike te qytetit, ku do te keni mundesi per pazar ne dyqanet e suvenireve, apo ndonjekafe ne lokalet e kendshme te qytetit te vjeter.
Mbasdite e lire. Darka ne hotel.

Dita 3:

Pas mengjesit Nisja per ne Tirane, sigurisht me ndalesa rruges. Perfundimi i udhetimit.

Ne pakete perfshihen:

  • 2 nete hotel ne Dubrovnik mengjes+darke (Hotel3*)
  • Udhetimi me autobuz komod sipas programit te percaktuar
  • Ndalesa e autobuzit te Porta kryesore e qytetit te vjeter diten e vizites se Dubrovnikut.
  • Guide dhe shoqerues nga agjensia gjate gjithe udhetimit
Ne pakete nuk perfshihen:
 Drekat, hyrje ne monumente ose muzeume, bakshishe per shoferin dhe guiden, cdo gje qe nuk eshte permendur ne program.
 
 
Kodi MBAS-JAN Detajet e produktit Kategorizimi 0/0
Shitesi udhetime-turistike.com
Prodhuesi MTI TRAVEL
Disponibiliteti: 15 Vende
89 €
Price with discount 89 €
Cmimi i shitjes89 €
Dergo nje pyetje per kete produkt
Last modified on
Rate this item
(1 Vote)

ST IVAN RILSKI Hotel & SPA  4*

Cmimi: 329 Euro per person

30 Dhjetor - 3 Janar

Ne cmim perfshihet

  • Akomodim ne dhome Standart DBL / Studio
  • Mengjeset dhe darkat
  • Darka Gala e Vitit te Ri
  • Perdorimi i Pishines, Banjo me avull, Sauna, Fitness, Dhoma e akullit,
  • Transferta nga / ne Stacioni I Teleferikut
  • Te gjitha taxat

Shtesa per 1 femije 4- 10.9 Vjec – Euro
Shtesa  per 2 femije 4-10.9 Vjec –Euro
Parkimi eshte me pagese extra.

FOTO GALLERY..>>

 

BANSKO ROYAL TOWERS 4*

Cmimi: 349 Euro per person

30 Dhjetor - 3 Janar

Ne cmim perfshihet:

  • Akomodim ne dhome Apartament 1 dhome gjumi
  • Mengjeset dhe darkat
  • Darka Gala e Vitit te Ri
  • Perdorimi i Pishines, Banjo me avull, Sauna, Fitness,
  • Parkim, Internet
  • Te gjitha taxat

Shtesa per 1 femije 4- 10.9 Vjec – 49 Euro

Shtesa  per 2 femije 4-10.9 Vjec – 98 Euro

FOTO GALERI..>>

 

 

Fin Group Emerald & SPA Hotel  4*

Cmimi : 299 Euro per person

30 Dhjetor - 3 Janar

Ne cmim perfshihet

  • Akomodim ne dhome DBL
  • Mengjeset dhe darkat
  • Darka Gala e Vitit te Ri
  • Perdorimi i Pishines, Banjo me avull, Sauna, Fitness,
  • Te gjitha taxat

Shtesa per 1 femije 2- 11.9 Vjec – 75 Euro (ne dhome DBL)

Shtesa per 2 femije  2-11.9 Vjec – 298 Euro (Ne Appartament me 1 dhome gjumi)

FOTO GALERI..>>

 

 

Bariakov Family  Hotel  3*  Superior

30 Dhjetor - 3 Janar

Cmimi : 169 Euro per person

Ne cmim perfshihet

  • Akomodim ne dhome DBL
  • Mengjeset dhe darkat

Nuk perfshihet Darka e Vitit te Ri – 55 Euro/person (te rritur ) dhe 28 Euro per femije 4-10.9 Vjec.

Nuk eshte e detyrueshme.

FOTO GALERI..>>

 

 

LUCKY BANSKO APART HOTEL & SPA  5* Deluxe

Cmimi : 469 Euro per person

30 Dhjetor - 3 Janar

Ne cmim perfshihet

  • Akomodim ne dhome Studio Luxury
  • Mengjeset dhe darkat
  • Darka Gala e Vitit te Ri
  • Perdorimi i Pishines se mbyllur me temerature 33 grade C, Banjo me avull, Sauna, Fitness,
  • Hydro massage, Jacuzzi, etj
  • Kujdes per femijet e moshe 3-6 Vjec nga ora 08.00 am – 10 pm.
  • Transport ne / nga stacioni i teleferikut.
  • Te gjitha taxat

Shtesa per 1 femije 4- 10.9 Vjec – 85 Euro (ne Studio Luxury )
Shtesa per 2 femije 4-10.9 Vjec – 286 Euro (ne Appartament Deluxe )

FOTO GALERI..>

 

GRAND ROYALE Complex & SPA  4*

Cmimi : 299 Euro per person

30 Dhjetor - 3 Janar

Ne cmim perfshihet

  • Akomodim ne dhome Studio
  • Mengjeset dhe darkat
  • Darka Gala e Vitit te Ri
  • Perdorimi i Pishines, Banjo me avull, Sauna, Aroma Sauna, Fitness,
  • Klub Femijesh,
  • Parking
  • Internet
  • Transport ne / nga stacioni i teleferikut.
  • Te gjitha taxat

Shtesa per 1 femije 4- 10.9 Vjec – 55 Euro (ne Studio)
Shtesa per 2 femije 4-10.9 Vjec – 198 Euro (Ne Appartament me 1 dhome gjumi)

FOTO GALERI..>

Kodi VI-RI-BANS-14 Detajet e produktit Kategorizimi 0/0
Shitesi udhetime-turistike.com
Prodhuesi MTI TRAVEL
Disponibiliteti: 15 Vende
169 €
Price with discount: 169 €
Sales price: 169 €
Dergo nje pyetje per kete produkt
Last modified on
Rate this item
(1 Vote)

23 – 26 Dhjetor 2014.

3 nete / 4 dite

Cmimi 449 euro/person

Vizite e plote e 3 qyteteve: Rome, Firence, Piza.

Nisja me avion nga Tirana 12.15

Nisja me avion nga Piza 18.40

 

Dita 1: 23 Dhjetor

Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15. Nga aeroporti do te behet transferta ne Hotel vetem per te marre dhiomat dhe per te lene bagazhet dhe do te vazhdojme me turin : Roma e Lashte

Gjate ketij turi do te vizitohet Forumi Romak. Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin ne Palatino, ne Forumin Romak senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ne Coloseo luftonin gladiatoret per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Vizita fillon me Colosseo (nga jashte), Teatri i Marcelos, Piazza Campidoloio nga ku mund te shihen dhe Fori Romani, do te vazhdojme ne Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshem Altare dell'Patria dhe do te perfunsojme ne Via dell Corso. nje rruge e gjate me dyqane, restoranete ku mund te beni pazar, te shijoni kuzhinen italiane apo te shetisni ne rrugicat karakteristike te qytetit per nje darke ne restorantet perreth .

Dita 2: 24 Dhjetor

Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.

Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar. Pas drekes do te vazhdojme me Pantheon, Via Del Corso, Trevi, Piazza Spanja, Piazza del Popolo etj. Vizite ne Tregun e Krishtlindjeve

Mbremje e lire

Dita 3: 25 Dhjetor

Pas mengjesit nisja per ne Firenze. Mberritja ne Firenze rreth ores 12.30.

Vizite e qytetit te Firenzes. Fillojme me Piaza del Duomo, ne te cilen ndodhet dhe Katedralja e famshme Santa Maria del Fiore, ndertimi I se ciles ka filluar ne vitin 1296.

Duke vazhduar rrugen pergjate Via dei Calzaiuoli do te arrijme ne Piazza della Signoria. Ketu ndodhet Palazzo della Signoria ose si quhet ndryshe Pallati I Vjtere(Palazzo Vechio), nje ndertese e mrekullueshme e shek. 13-te e cila sot eshte godina e Bashkise. Po ne kete shesh ndoshet edhe muzeu Ufizzi, nje nga me te rendesishmit jo vetem ne Itali  por edhe ne Bote.

Darka e lire ne restorantet tipike Fiorentine. Akomodim ne Hotel

Dita 4: 26 Dhjetor

Pas mengjesit do te vazhojme viziten ne qytetin e Firenzes.

Do te vazhdojme drejt Ponte Vechio per te kaluar ne anen tjeter dhe per te perfunduar pikerisht ne Piazza Piti ku ndodhet dhe I famshmi Pallati Piti (Opsion per ta vizituar nga Brenda). Pas vizites se ketij sheshi do te mbaroje guida pikerisht ne Piazza di Santo Sprito etj.

Rreth ores 12.00 nisja per ne Pisa.

Vizite ne Sheshin e Mrekullive (Piazza dei Miracoli). Vizite nga brenda ne Katedrale, Pagezimore dhe Kulla e Pizes

Nisja per ne aeroportine Pizes ne 16.00 per te marre fluturimin e kthimit ne Tirane (18.40 - 20.20)

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • 2 nete akomodim me mengjes ne hotel  ne qender Rome
  • 1 nete akomodim me mengjes ne hotel ne qender Firence
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Transfertat me autobus komod Rome – Firence - Pisa
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:

  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne muzeume

Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”

Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 65 Euro.

Kodi KRI-RO-FIR-2014 Detajet e produktit Kategorizimi 0/0
Shitesi udhetime-turistike.com
Prodhuesi MTI TRAVEL
Disponibiliteti: 12 Vende
449 €
Price with discount: 449 €
Sales price: 449 €
Dergo nje pyetje per kete produkt
Last modified on
Rate this item
(1 Vote)

MSC Fantasia, 28 Dhjetor 08 Janar 2014.

Genova, Barcellona,Funchal,  Casablanca, Malaga, Civitavecchia, Genova
12 dite - 11 nete.

1095 euro/personi.

Viti 2013-2014

Kodi Fanta-VR Detajet e produktit Kategorizimi 0/0
Shitesi udhetime-turistike.com
Prodhuesi MTI TRAVEL
Taksat Portuale Pjesemarresi Zgjidhni Datat e Udhetimit Datat e Vlefshme, Zgjidhni
Disponibiliteti: 10 Vende
965 €
Price with discount: 965 €
Sales price: 965 €
Dergo nje pyetje per kete produkt
Last modified on
Rate this item
(2 votes)

30 Dhjetor - 03 Janar. 4 Nete/5 Dite.

Cmimi 539Euro499Euro/person.
Fluturim me Avion Tirane-Rome-Tirane, vizite me guide e qytetit dhe monumenteve, akomodim 4 nete ne hotel me 3 yje.
Ekskursion ne Tivoli (Vizite ne Vila d’Este dhe Vilen e Adrianit)

Programi

Dita 1: 30 Dhjetor
Nisja me avion Tirane – Rome, Ora 12.15. Mberritja ne aeroportin e Romes ne 13.45,
Para akomodimit ne hotel do te behet nje tour panoramic me autobus dhe guide I qytetit te Romes rreth 2 ore gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se qytetit duke pare objektet e tij me te rendesishme historike dhe kulturore.
Me tej do te vazhdojme turin: Roma e Lashte.
Palatino: Eshte pikerisht ky vend ku ka filluar qyteterimi I vjeter Romak ne vitin 753 BC, ku Romuli vrau vellain e tij Remus dhe themeloi qytetin e Romes,

Forumin Romak ku senatoret konspironin kunder njeri tjetrit, ku ndodhen rrenojat e Tempujve te Perandoreve si Tempullin e Romulit, Trajanit, te Jul Qesarit, Augustit etj. Harkun e Kostandinit, te Septimus Severus, dhe te Titus. dhe Coloseo ku gladiatoret luftonin per jete a vdekje. E gjithe kjo panorame jete, luftrash, intrigash, pushteti dhe deshirash qendron sot pas 2800 vjetesh per te treguar gjallerisht historine e krijimit te qyteterimit.
Akomodim ne hotel, dhe mbremje e lire.
Dita 2: 31 Dhjetor
Pas mengjesit do te vazhdojme turin: Roma e Shenjte.
Kjo dite do ti perkushtohet vizites ne Vatikan. Qyteti I Vatikanit ka qene rezidenca e Papa-ve qe ne 1377. Do te fillojme me Sheshin e Shen Pjetrit, sheshi kryesor perpara Vatikanit perpara te cilit ngrihet me gjithe madheshtine e saj Basilika e Shen Pjetrit e cila ka filluar te ndertohet ne 1546 sipas nje projekti te Mikelanxhelos por qe u perfundua ne 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madheshtore e kesaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithe qytetin e vogel te Vatikanit. Do te behet nje vizite e detajuar nga brenda ne kete Basilike ne te cilen gjendet nje pasuri e vertete me vepra arti ku si me te njohurat mund te permendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madheshtor I realizuar ne bronz nga Bernini. Kjo guide do te zgjase rreth 2 ore duke mos perfshire hyrjet ne muzeumet e Vatikanit. Hyrja ne Muzeumin e Vatikanit eshte suplementare dhe mund te behet ne daten 2 Janar. Pas vizites ne Vatikan do te vazhdojme me vizite ne Castel S. Angelo, nga jashte, duke vazhduar Pantheonin dhe do te perfundoje ne Sheshin Navona ku do te lihet kohe e lire per dreke dhe per Pazar.
Kthim ne hotel pasdite dhe pergatitja per Darken e Vitit te Ri*.
Dita 3: 01 Janar
Pas mengjesit ne oren 11.00 do te vizitojme sheshet me te bukura te Romes. Sheshin e Popullit (Piaza dell Popolo) dhe duke kaluar pergjate Via del Babuino per te arritur tek Trinita Dei Monti dhe Sheshi I Spanjes, duke vazhduar pergjate Via del Corso duke perfunduar ne Fontana di Trevi. Ky tur me kembe do te behet I shoqeruar nga guida gjate te cilit do te shpjegohen objektet kryesore te permendura me lart. Kohe e lire per dreke dhe Pasdite e lire.
Kthimi ne hotel dhe mbremje e lire.
Dita 4: 02 Janar
Pas mengjesit do te bejme nje Ekskursion ne Tivoli nje qytet I lashte  rreth 25km nga Roma. I ndertuar ne mes te shekullit 118 dhe 138 para krishtit, ky qytet ishte vendbanimi I preferuar I perandorit Hadrian  i cili deshironte te bente te miren ne kufijte e ketij vendi.
Vila Adriana përfshin një shumëllojshmëri ndërtesash duke përfshirë pallate, banja Spa, teatro, tempuj, biblioteka, dhomat e shtetit dhe vendet e banimit për robërit dhe rojet.
Nje tjeter mrekulli arkitekturore per tu vizituar eshte Villa D’este.
Ajo qe te mahnit me kete residence  e cila eshte kerkuar nga Kardinali Ippolito D’Este ne pamjen e nje vile te lashte Romake, jane kopshtet me shatervanet e mrekullueshme. Nje tjeter mrekulli jane edhe afresket qe dekorojne tavanet dhe muret e viles duke na dhene nje ide sesi ishte jeta gjate Rilindjes. Vila  eshte e ndertuar mbi nje shkemb dhe pamja qe ofrohet ne gjithe luginen eshte mahnitese.
Kthimi ne Rome pasdite. Mbremje e lire.
Dita 5: 03 Janar
Nisja per ne aeroport. Kthimi ne 09.00.

Ne pakete perfshihen:

  • Fluturimi me avion vajtje-ardhje
  • Mengjeset
  • 4 nete akomodim ne hotel me 3* ne qender.
  • Ekskursion dite e plote ne Tivoli
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Guida sipas programit
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia

Ne pakete nuk perfshihen:
Drekat dhe Darkat
Darka e Vitit te Ri (70 euro/person ne Hotel) 
Hyrjet ne muzeume
Biletat e hyrjes ne Vila Adriana dhe Vila D'Este (8+8 Eur)
Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
Cmimi eshte llogaritur per person ne dhome 2-she. Shtesa per dhome teke eshte 96 Euro.

Kodi Rom01 Detajet e produktit Kategorizimi 0/0
Shitesi udhetime-turistike.com
Prodhuesi MTI TRAVEL

Me shume detaje

Transporti dhe Guida Fluturim me avion Tirane-Rome-Tirane, Guida me autobuz dhe Metro
Akomodimi Hotel 3*
Pjesemarresi Zgjidhni Datat e Tureve Rome Datat e Vlefshme, Zgjidhni
Disponibiliteti: 20 Vende
499 €
Price with discount: 499 €
Sales price: 499 €
Dergo nje pyetje per kete produkt
Last modified on

Te gjitha te drejtat rezervuar Udhetime-turistike.com

Top Desktop version